Shqipëria ka pritur mesditën e sotme dozat e para të vaksinës ruse “Sputnik V”.
Mbërrijnë në aeroportin e Rinasit 10,000 doza të vaksinës ruse “Sputnik” kundër koronavirusit.
Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.
Në një njoftim nga Kryeministria, thuhet se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.





