TIRANE, 18 shkurt 2013– Mishi që konsumojmë nuk ka hormone dhe këtë fakt e konfirmon përgjegjësi i shërbimit veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Sotiraq Papa. Papa siguron të gjithë qytetarët se hormoni i ndaluar Boldemekx LA, nuk është përdorur tek gjedhët dhe se konsumimi i mishit të këtyre kafshëve nuk paraqet rrezikshmëri.
“Kontrollet tona më lejojnë mua të jap mesazhin që në këtë pikë, jemi shumë të sigurt se ky hormon nuk është përdorur në Shqipëri. Nuk ka më preparat të Boldemex LA të përdorur në kafshët shtëpiake”,- tha Papa.
“Nga të gjitha analizat, nuk janë ndeshur rezultate pozitive të Boldenonit në kafshë. Që nga momenti që ai është regjistruar, nuk ka hyrë më në territorin tonë për tre vjet. Ai automatikisht është i çregjistruar nga përdorimi tregtar. Informacionet tona dhe kontrollet, sidomos në fermat që mbarështrojnë viça për mish, nuk na rezulton ky fakt”, shtoi ai.





