TIRANË, 18 shkurt 2013– Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet të zhvillojë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Prokurorisë së Tiranës, Task-Forces dhe prokurorë të tjerë.

Siç bën të ditur Drejtoria e Marrëdhënieve Publike dhe Informacionit të Presidencës, takimi parashikohet të zhvillohet nesër në orën 11:00.  

Nuk bëhet e ditur tematika, por me gjasë diskutimet do të jenë mbi situatën ligjore në vend apo çështje në hetim e sipër nga Prokuroria e Përgjithshme. Gjithashtu temë e takimit mund të jetë apelimi i bërë nga Prokuroria për çështjen e “21 Janarit”.