KUÇOVE, 18 shkurt 2013 – Arrestohen nga policia 2 bashkëpunëtoret e autorit të masakrës së ndodhur 3-ditë më parë në qytetin e Kuçovës. 

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Agim Halili 35-vjeç dhe Gani Haxhijani 50-vjeç, ndërkohë që autori i masakrës Riza Latifaj nuk është kapur ende nga policia. 

Ngjarja e rëndë u shënua të shtunën në lagjen “Llukan Prifti” në qytetin e Kuçovës, ku Riza Latifaj masakroi në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, vjehrrin dhe vjehrrën Rexhep e Vasilika Muço, përkatësisht 68 dhe 66-vjeç si dhe plagosi rëndë gruan e tij, 45-vjeçaren Engjellushe Latifaj. 

Policia e Beratit konfirmon se 2 të arrestuarit kanë bashkëpunuar në krim duke transportuar dhe strehuar autorin e vrasjes Riza Latifaj.