TIRANE– Nga Seksioni Kundër Narkotikëve u krye arrestimi në flagrancë i tre shtetasve E. Kola, 17 vjec, lindur dhe banues ne lagjia e re, Burrel; Ergys Lulzim Ibrahimi, 22 vjec, lindur dhe banues ne  Burrel dhe Admir Osman Dizdari, 26 vjec, lindur Tropoje dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë sepse ne rrugën e Mezezit jane kapur ne flagrance nga ana e sherbimeve te Patrulles se Pergjithshme, te Komisariatit te Policise Nr. 6 Tirane, pasi janë ndaluar me automjetin e tyre tipit “Benz Mercedes 240”, me drejtues shtetasin  Admir Dezdari, ku ne sediljen e pasme u gjend sasia prej 3 kg lende narkotike e llojit Canabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilesine e provës materiale, bashkë me mjetin me targa TR 2039 M.

Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane. Neni 283  i K. Penal.