DURRES, 18 shkurt 2013 – Sektori i antidrogës në portin e Durrësit ka ndaluar mbrëmjen e të dielës dy persona të cilët po tentonin të kalonin 46 kg lëndë narkotike drejt vendit fqinjë. Burime policore bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit Gjon Farinaj, 30 vjeç nga Shkodra dhe një tjetër emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia.
Gjatë kontrollit në automjetet e tyre ti fuoristradë Mitsubishi me taraga AA173BY dhe Audi me targa AA376FL policia ka gjetur përkatësisht 14 dhe 35 kg lëndë narkotike të llojit kanabis stativa. Lënda narkotike ishte e ndarë në 57 pako dhe ishte fshehur në gomat rezervë të mjeteve. Policia bën të ditur se shtetasit në fjalë do të imbarkoheshin në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari dhe destinacioni i drogës ishte vendi fqinjë.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar sasinë e drogës, dy automjetet e shtetasve të ndaluar me akuzën “trafikim i lëndëve narkotike”. Policia po punon për të zbuluar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.





