Lira, monedha e Turqisë ka rënë deri në 14% pasi Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shkarkoi guvernatorin e bankës qendrore të vendit gjatë fundjavës.

Naci Agbal ishte kredituar si një forcë kryesore në tërheqjen e lira nga nivelet e ulëta historike. Erdogan e zëvendësoi atë me një lëvizje të befasishme të shtunën, dhe ky është zëvendësimi i tretë i guvernatorit të bankës qendrore në më pak se dy vjet.

Agbal, i emëruar në nëntor, kishte rritur normat e interesit për të luftuar një normë inflacioni që shkon mbi 15%. Pushimi nga puna ka tronditur investitorët vendas dhe të huaj që kishin vlerësuar politikën e fundit monetare të bankës qendrore të Turqisë. Pasojat nga shkarkimi goditën aksionet në bursën e Stambollit.