Gjatë ditës së sotme, vranësirat do të vijojnë të jenë prezente në vendin tonë, duke bërë që gjatë paradites të kemi reshje të izoluara.

Sipas MeteoAlb, në orët në vijim reshjet do të bëhen më të dukshme, kryesisht në zonat jugore dhe pjeserisht qendrore të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.