Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë ditën e nesërme në Francë, teksa bëhet me dije se so të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e Presidencës franceze, ku ndër të tjera njofton se takimi mes Ramës e Macron do të nisë në orën 13:00.
Ndërkohë që pas takimit, pritet që ata të drekojnë së bashku në Elysee, dreke e cila është parashikuar në orën 13:20.
Ende nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen mes presidentit francez dhe kryeministrit shqiptar, duke qenë se në lidhje me takimin, nuk ka asnjë njoftim nga palët. Takimi i fundit mes tyre ka qenë në 15 maj 2018.





