RUSI– Shi meteorësh në Rusinë qendrore. Ngjarja ka shkaktuar 400 persona të lënduar e ka shkaktuar dëme në disa shtëpi.

Gurët e zjarrtë që binin në rajonin e Uraleve, mund të shiheshin nga një largësi prej disa qindra kilometrash.

Banorët në Chelyabinsk thanë se situata që u krijua në atë moment ishte e frikshme. “Toka dridhej, xhamat e dritareve u thyen dhe gurët që binin mbi makina ndezën alarmet”,-tha njëri prej tyre.

Një zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave tha madje se një meteorit shpërtheu mbi qytet.