Një grup protestuesish ishin mbledhur para SPAK, por një pjesë e vëmendjes së tyre është përqendruar te Monika Kryemadhi, e cila kishteseancën e radhës në GJKKO.
Protestuesit kanë shfaqur kureshtje për ndryshimin e pamjes së Kryemadhit duke e pyetur “si u bëre kaq e bukur”, por ish-deputetja thotë se kam mbetur e shëmtuar njësoj si kur ishte e re.
Një prej tyre s’bie dakord me mendimin e saj dhe e quan “super MILF”, një term, zakonisht me konotacion vulgar, në gjuhën angleze që përdoret për të përshkruar nëna që mbeten ende tërheqëse në pamje.
Monika Kryemadhi: Shiko, kam qenë shumë e shëmtuar e re.
-E di se të kemi parë.
Monika Kryemadhi: Ka një gjë tjetër, këto që kanë qenë të bukur të rinj, kur plaken shëmtohet. Unë jam siç kam qenë e re, e shëmtuar prapë.
-Shumë përgjigje diplomatike ke bërë, por s’është justifikim.
-Je super MILF moj!
Monika Kryemadhi: A jeni te protesta apo jo?
-Po!
Monika Kryemadhi: Mos u dorëzoni se ai vdes vetëm nga rezistenca.





