TIRANË- Një këmbësor është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi është përplasur nga një makinë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 pranë pallatit të Kulturës në Tiranë, ku mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtar të rastit dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit.





