ARABI SAUDITE, 13 shkurt 2013– Një baba është dënuar me vdekje në Dubai, pasi dhunoi në mënyrë barbare vajzën e tij të vogël, deri sa ajo vdiq. Arsyeja e dhunës është absurde; e dhunoi pasi e konsideronte të prapë. Vajza ishte vetëm 8 vjeç dhe quhej Wadeema al Sherawi. Ajo ishte lënë pa ushqim dhe ishte mbyllur brenda në kushte mjaft të këqia. Trupi i saj u gjet në shkretëtirë, por ishte aq i dekompozuar sa mjekët nuk mund të thoshin nga se kishte vdekur.
Babai i saj, Hamad Saoud al Sherawi, 29 vjeç, dhe e dashura e tij, Al Anood al Ameri, 27 vjeç, janë shpallur fajtorë për torturë ndaj Wadeema dhe motrës së saj 7 vjeç, Mira, që i shpëtoi vdekjes, por me plagë dhe djegie të rënda. Babai i kishte torturuar me hekur të nxehtë të dyja para se t’i mbyllte si dënim. Çifti i rrihte barbarisht të dy vajzat, duke u hedhur madje edhe ujë të nxehtë në trup. Sherawi u dënua me vdekje, ndërsa e dashura e tij me burgim të përjetshëm.
Tani Mira ka mbetur me probleme përjetësisht. Nëna e tyre biologjike u detyrua që të dorëzonte vajzat, pasi humbi gjyqin për kujdestarinë e tyre.