Shkaku i zhdukjes së dinosaurëve vazhdon të jetë mister. Në qarqe shkencore ka vite që shtrohen të njëjtat pyetje: Ishte kometë apo asteroid? Ishin shpërthimet vullkanike apo ndryshimi dramatik i klimës që solli zhdukjen e tyre?

Në përpjekje për të gjetur se ç’ndodhi me dinosaurët, shkencëtarët në Qendrën Berkeley për Geochronology (BGC), në Universitetin e Kalifornisë, dhe universitetet në Holandë e Britani, pas një studimi të gjatë, thonë se kanë përcaktuar data më të sakta se kur ndodhi zhdukja e dinosaurve dhe kur ndodhi ndikimi klimatik global. Sipas tyre të dyja datat janë shumë afër njëra-tjetrës, ose këto dy zhvillime mund të kenë ndodhur njëkohësisht.

Sipas shkencëtarëve ndryshimi i thellë klimatik ishte goditja e fundit që e shtyu jetën në Tokë në një pikë kthese ku shumë qenie të gjalla devijuan nga lloji i tyre duke hyrë në rrugë të tjera evoluimi (përfshi këtu edhe primatët, paraardhësit më të hershëm të atyre që më pas do të evoluonin në njerëz).

Nga të dhënat e fosileve të dinosaurëve me bazë në tokë dhe krijesave të oqeanit, shkencëtarët thonë se zhdukja e dinosaurve ndodhi – 66 milionë vjet më parë – duke e bërë këtë ngjarje të njëkohshme me ndikimin klimatik.

Studiuesit thonë se tani besojnë se kometat apo asteroidët, nëse nuk ishin tërësisht përgjegjës për zhdukjen, të paktën u dhanë dinosaurëve goditjen përfundimtare. Rezultatet e studimit u botuan në numrin e shkurtit të revistës Science.