VATIKAN, 11 shkurt 2013 – Mbrëmjen e sotme Vatikani u përfshi nga një mot i keq i shoqëruar nga reshje të dendura shiu dhe rrufe të shumta. Pjesa më e madhe e Italisë është pushtuar nga moti i keq sidomos veriu i vendit ku janë regjistruar reshje të dendura dëbore.
Por vetëtimat e fotografuara sot mbi katedralen e Shën Pjetrit, që përkojnë pikërisht me ditën kur Papa Benedikti I XVI-të dha dorëheqjen kanë nxitur aludimet e shumë personave madje edhe mediave ndërkombëtare.
“Një sinjal nga përtej?” shkruante Daily mail në një shkrim që shoqëronte rrufenë që bie mbi majën e katedrales së Shën Pjetrit.





