ELBASAN – Sikurse raporton për Agjensinë e Lajmeve Dyrrah, Departamenti i Sizmiologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në orën 4:19:26 të mëngjesit e ditës së sotme, në qarkun e Elbasanit ka rënë një tërmet i lehtë me magnitudë 2.6.
Lëkundja sizmike është lokalizuar në rajonin midis Librazhdit dhe fshatit të Hotolishtit, 18 km në lindje të qytetit të Elbasanit, në koordinatat 41.13° veri, 20.33° lindje.
Nuk ka njoftime për dëme apo viktima, pasi tërmeti ka rënë në një zonë malore të thepisur e të pabanuar në thellësinë 8 km.





