TIRANE– Drejtësia “dorëzohet” përpara Dritan Dajtit. I akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009 ka “ngërthyer” Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila po shqyrton dosjen penale të tij, pasi prej 1 viti seancat ndaj tij nuk po zhvillohen.

Sot është shtyrë për të 200-tën herë seanca gjyqësore për Dritan Dajtin, i akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009. 

Shkak për shtyerjen e radhës është bërë largimi nga seanca i avokatit mbrotjës. 

Në fakt, mungesa e avokatëve apo ndërrimi dhe zëvendësimi i tyre prej vetë Dritan Dajtit, duket se është një strategji që vetë ky i fundit ka zgjedhur për të zvarritur sa më shumë procesin. 

AKUZA 

Në 7 gusht të vitit 2009, Dritan Dajti vrau në plazhin "Iliria" në Durrës, katër oficerët e Policisë, gjatë një operacioni për arrestimin e tij, ku Ergest Xhoxhi, njëkohësisht edhe kunati i Dajtit, ndodhej në automjetin e autorit të krimit.