LONDER– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonë në juglindje të Londrës, ku një foshnje 4-javësh është sulmuar nga një dhelpër në dhomën e gjumit.

Sipas familjarëve dhelpra ishte futur në dhomën e fëmijës nëpërmjet derës së shtëpisë.

Kafsha e ka tërhequr vogëlushin nga krevati dhe e ka rrëzuar në dysheme, ndërkohë që nëna ka ndërhyrë në momentin e duhur dhe e ka shpëtuar foshnjën.

Pasi dëgjoi të qarat e bebes dhe më pas zhurmën e rënies së tij në dysheme, nëna u drejtua menjëherë tek dhoma dhe pa dhelprën që kishte kafshuar dorën e foshnjës.

Gruaja e ka përzënë kafshën e egër nga dhoma dha ka arritur të shpëtojë fëmijën, i cili njërin gisht të dorës e kishte të dëmtuar.

Vogëlushi ka edhe disa plagë të vogla në fytyrë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.