LEZHË-Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur është shënuar mëngjesin e së hënës në austotradën Lezhë-Shkodër. 

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Dajc kur dy automjete me targa AA949CN dhe AA019FN janë përplasur duke shkaktuar plagosjen rëndë të shtetases Suzana Muleshkaj, 51 vjec, dhe djalit të saj Erildon Muleshkaj. 

Policia bëri të ditur se nënë e bir udhëtonin me automjetin me targa AA949CN. Pas aksidentit të dy janë dërguar me urgjencë në spital, ku 51-vjecarja humbi jetën për shkak të plagëve të rënda në trup. 
Dyshohet se shkak ia aksidentit ka qenë prania e akullit në rrugë.