TIRANË – Gjatë vitit 2012 në mjedis janë ndëshkuar mbi 270 subjekte, 75 prej tyre janë pezulluar. Në pyje janë ndëshkuar 175 subjekte dhe në peshkim janë bllokuar 12 anije peshkimi dhe janë ndëshkuar 35 subjekte, njofton Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Por në vitin 2013 do të ristrukturohet plotësisht inspektorati shtetëror i mjedisit, pyjeve, ujërave  dhe peshkimit. Ky inspektorat do të jetë një trupë e vetme dhe në përbërje të inspektoratit shtetëror.

Po ashtu, edhe agjencitë e baseneve të ujit dhe administrata e zonave të mbrojtura do t’u nënshtrohen reformimit.