BRINDIZI – Qeni me emrin Tommy, i cili preku gjithë Italinë, pasi për muaj me rradhë shkonte çdo ditë në kishën Shën Maria e Engjëlve, në San Donaci, ku në muajin nëntor u zhvillua funerali i padrones së tij, është shtruar në një klinikë për kafshët.
Qeni 13 vjeçar u kthye pak ditë më parë në shtëpinë e Sebastian Mapelli, djalit të Maria Lochi, e cila ishte padronia e qenit. Qeni vuan nga disa lloj sëmundjesh dhe duke parë moshën e tij mjekët thonë që është në rrezik për jetën.