DURRËS – Agjencia e Trajtimit të Kredive njoftoi se shpalli në shitje me anë të ankandit të pasurive të paluajtshme dhe te luajtshme, të cilat u janë sekuestruar debitorëve nga Zyrat e Përmbarimit. Ankandet për shitjet e objekteve zhvillohen në Agjencinë e Trajtimit të Kredive në Tiranë.

Më 20 shkurt 2013 shiten me ankand dy prona: pasuria me numër 36/84, tokë arë, me sipërfaqe 1000 metër katrorë e me vlerë fillestare ankandi 19200 euro dhe pasuria me numër 36/85 po tokë arë me sipërfaqe 500 metër katrorë e me vlerë fillestare ankandi 9600 euro, që ndodhen në fshatin Rreth Greth të Kavajës.

Kurse më 26 shkurt 2013 bëhet ankandi për pasurinë me numër 7/273 ish-baxho plus reparti i pijeve alkoolike, me sipërfaqe 309.9 metra katrorë e me vlerë fillestare ankandi 3 562 500 lekë në Krujë dhe pasuria me numër 74/15, zona kadastrale 3184 fshati Rinia Durrës, tokë arë, me sipërfaqe 1000 metër katrorë e me vlerë fillestare ankandi 2 300 000 lekë.