BRAZIL– Karnavalet e Rios janë më të famshmet në botë dhe brazilianët nuk kanë sesi të zhgënjejnë qindra mijëra turistët që janë mbledhur aty për të shijuar magjinë e festës.

Fantazia e kostumeve nuk njeh limit, ndërkohë që shkollat e sambës janë përgatitur për mëse një vit për këtë event madhështor.

Nuk mund të mungonin në karnavale edhe kërcimtaret shtatzëna apo ato thuajse nudo. Ngjyra, fantazi dhe sensualitet, gjithçka për të dhuruar një spektakël të paharrueshëm. Dhe këtë brazilianët dinë ta bëjnë më së miri.