Edmond Koçi, 40-vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen nr.16 në Durrës ishte miku i Jetmir Bregu, i cili u vra në të njëjtën mënyrë më 24 janar të këtij viti.

Ashtu si 32-vjeçari Bregu edhe Koçi u ekzekutua brenda në makinën e tij me breshëri plumbash në të njëjtën zonë.

Dyshohet se dhe vrasja e Mond Çekiçit është në vijimësi të vrasjes së shokut të tij të ngushtë Jetmir Bregu, i cili përdorte edhe emrin Ilir Kuçi.

Kujtojmë që pistat me të cilat policia po heton vrasjen e Bregut është prishja e pazareve të drogës. Në vitin 2011 ai ishte i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në shtetin italian.