KORCË- Banorët e qyteti juglindor të Korcës janë tronditur nga disa të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar mesditën e sotme në qendër të qytetit. 

Ngjarja ka ndodhur pranë xhamisë së vjetër dhe fatmirësisht nuk janë shënuar të plagosur. 

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. 

Pas dëshmive të marra policia ka mundur të identifikojë autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre.