Ajo ka gjoks të madh e lëkurë të lëmuar, por më e rëndësishmja: ajo nuk ankohet kurrë.
Mai është një kukull seksi. Një natë në hotel me të në Kassel të Gjermanisë kushton 250 euro.
Ky është një biznes familjar.
Mamaja, Elke Klee, 62 vjeç, i bën makijazhin mbi silikon dhe kujdeset për të brendshmet. I biri, Mitja, 35 vjeç, e çon në hotel dhe e dezinfekton pas çdo klienti.
Njëherë në vit ai e ndërron kukullën për një tjetër.
Dikur Elke nuk e kishte menduar kurrë që do bënte një gjë të tillë, por që kur i biri hapi një sex- shop, ajo kujdeset për kukullat e seksit.
“Deri më tani nuk kam parë kurrë një film porno,” thotë ajo.
Natyrisht kukullat mund t’i blini për 6990 euro.
Mitja thotë se ata që përdorin kukulla seksi nuk janë pervers.
“Seksi me kukulla është super,” thotë ai.





