Popullsia e planetit e ka kapërcyer tashmë 7 miliardë banorë. Për sa u përket parashikimeve për të ardhmen demografët janë ndarë në dy kampe. Disa argumentojnë se njerëzimin nga mbipopullimi e kërcënon mungesa, pamjaftueshmëria e burimeve natyrore. Të tjerë, përkundrazi, vërejnë tendencën e ngadalësimit të ritmeve të rritjes së saj.

Disa nga mediet botërore po u bien kambanave të alarmit në lidhje me rritjen e popullsisë. Për shembull, përfundimi kryesor nga seria e artikujve të gazetës amerikane “The Los Angeles Times” kushtuar temës demografike është mjaft i zymtë: për shkak të mbipopullimit kushtet e ardhshme të jetesës së shumicës dërrmuese të njerëzve do të jenë të mjerueshme.

Shkencëtarët kanë llogaritur se për rritjen e numrit të popullsisë nga 6 miliardë deri në 7 miliardë banorë njerëzimit iu deshën 13 vjet. Kurse lindjen e banorit të 6-miliard njerëzit e pritën një vit më pak se kjo kohë. Ithtarët, mbështetësit e teorisë së ngadalësimit të ritmeve të rritjes së popullatës besojnë se problemi kryesor do të jetë është degradimi demografik.

Për mijëvjeçarë të tërë lindshmëria duhej të ishte shumë e lartë në mënyrë që të mundësonte njerëzimin për t’i mbijetuar epidemive, luftërave dhe urisë. Në një moment të caktuar, falë zhvillimit të teknologjive të reja, vdekshmëria në Evropë dhe Amerikën e Veriut filloi të bjerë. Popullsia nisi të rritet me shpejtësi, por pastaj kurba e lindshmërisë mori trajektoren e rënies. Për shembull, edhe në vendet me lindshmëri të lartë, të tilla si Brazili, India dhe Meksika, në dekadën e fundit norma e lindjeve është reduktuar në 2-3 herë. Ekspertët e përcaktojnë këtë situatë me termin “tranzicioni demografik”. Nëse si rezultat i kësaj niveli i lindshmërisë globale do të stabilizohet në treguesin mesatar evropian – ndërsa ky është një fëmijë e gjysmë për një grua, – atëherë pas 300 vjetësh popullsia e planetit si zor të kapërcejë shifrën një miliard.