Frigoriferët përdoren çdo ditë për të mbajtur ushqimet të freskëta për më gjatë, por me kalimin e kohës mund të krijojnë aroma të pakëndshme.
Sipas ekspertëve, kjo ndodh jo vetëm nga ushqimet me erë të fortë, por edhe sepse plastika e brendshme e pajisjes mund të thithë aromat dhe t’i mbajë për një kohë të gjatë.
Gjithashtu, bakteret që zhvillohen nga mbetjet ushqimore, sidomos në zona me lagështi, mund të shkaktojnë erë të keqe.
Për të zgjidhur këtë problem, ekspertët e pastrimit rekomandojnë përdorimin e sodës së bukës.
Ajo vendoset në një enë të vogël brenda frigoriferit dhe ndihmon në neutralizimin e aromave, duke vepruar si një “sfungjer” që thith erërat e padëshiruara.
Soda e bukës duhet të ndërrohet çdo muaj për të mbajtur efektin e saj të plotë.





