Territori shqiptar këtë të shtunë do të dominohet nga vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje gjatë paraditës sipas MeteoAlb.

Ndërsa në orët vijuese parashikohet që reshjet të shtohen, ku herë pas here pritet të jenë në formë rebeshi.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.