AUSTRI– Nga sulmi i armatosur ndaj një restorant – picerie në Ëorgl të Insbrukut të Austrisë kanë mbetur të plagosur dy të rinj shqiptarë.
Policia theksoi se dy shqiptarët të moshave 19 dhe 25 vjeçar ishin kalimtarë të rastit dhe ata u qëlluan nga breshëri i plumbave nga sulmi që ishte kryer ndaj picerisë, që kishte si pronarë një turk.
Policia austriake theksoi se mund të bëhet fjalë për tentim për hakmarrje midis grupeve të interesit dhe se në këtë sherr dyshohet për përfshirjen e shqiptarëve dhe turqve.
Por pronari i restorantit ka mohuar një gjë të tillë dhe se në deklaratën e tij ka pohuar se sulmi nuk ka të bëjë me shqiptarët, por me ekstremistë të djathtë austriak, të cilët edhe kohë më parë në murin e kësaj picerie kishin vendosur grafite me shenjën e nazizmit.
Ekspertët austriak të kriminalistikës theksuan se po punojnë intensivisht për të zbardhur rastin, duke përfshirë edhe një akt dhune ku një javë më parë ishte hedhur një granatë dore pranë një diskoteke të një pronari shqiptar në këtë qytet. Sipas policisë, në Insbruk ka një armiqësi të theksuar midis turqve dhe shqiptarëve.





