TIRANE- Policia e Tiranës ka sekuestruar sot një punishte e cila përdorej për falsifikimin e kartëmonedhave. Mësohet se punishtja e sekuestruar ndodhej në afërsi të shkollës 9-vjecare në Rinas. 

Bëhet me dije se polica ka sekuestruar në këtë punishte një sasi të konsiderueshme kartëmonedhash 1000 lekëshe. “Nga 15 elementë sigurie që kanë kartëmonedhat, këto të falsifikuarat arrin të kopjonin vetëm dhjetë” sipas të dhënave të policisë.

Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse janë vënë në pranga personat që e kishin në pronësi dhe që kryenin falsifikimin e kartmonedhave.