TIRANE – Një makinë që lëvizte kundravajtje në rrugën pranë Kishës Ortodokse në Tiranë, ka shkaktuar një incident me eskortën e kryeministrit Berisha, pas përfundimit të mbledhjes me krerët PD-së në rrethe, që u zhvillua në mbrëmje në selinë e Partisë Demokratike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se makina e drejtuar nga shtetasi Ervis Hoxha, ka rrezikuar eskortën e kryeministrit Berisha, pjesë e së cilës ishte edhe makina e Ministrit të Brendshëm Flamur Noka. Policia ka arrestuar drejtuesin e makinës, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte hyrë gabimisht në drejtimin e kundërt të lëvizjes.