SHKODËR – Treni i linjës Shkodër-Tiranë ka përplasur një automjet në vendin e quajtur Kaç në Shkodër. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, anëtarë të një familjeje, të cilët udhëtonin me mjetin e përplasur.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Arnest, Vitore dhe Altin Kovaci.
Mësohet se mjeti është përplasur nga treni, teksa tentonte të kalonte në shinat e hekurudhës.





