BULQIZË- Grabitet një dyqan celularësh në orët e para të mëngjesit në Bulqizë.
Burime policore bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që nga hetimet paraprake mësohet se persona të paidentifikuar kanë thyer derën e dyqanit dhe kanë marrë gjithçka.
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve të vjedhjes, ndërkohë që ende nuk dihet vlera e mallit të grabitur.





