SHKODER– Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në kryeqëzimin e “Vaut të Dejës” ku një furgon ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonin një çift.
Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja Lirie Kalaja, e cila udhëtonte si pasagjere në motoçikletë ndërsa është plagosur bashkëshorti i saj i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të furgonit Arjan Tahiri.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





