KORCE – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, me pasojë dy të vdekur dhe një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm në vendin e njohur si ‘Lëndina e lotëve’, ku automjeti me targa AA 842 CS ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një peme.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë gjetur në vendngjarje mjetin e dëmtuar, dy persona të vdekur dhe një i plagosur në gjendje të rëndë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për tre të rinj, të cilët kishin konsumuar alkool.
Ndërkohë mësohet se viktimat janë Elton Bazeli dhe Ermir Spillo, ndërsa i plagosur rezulton të jetë Aldo Naumi.





