ANKONA – Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve futbollist në kampionatin shqiptar janë arrestuar në Itali me 1,5 kg kokainë të pastër. Mediat e vendit qinjë raportojnë se dy shqiptarët 25 vjeçarë ishin duke udhëtuar me autobus janë ndaluar nga policia.
Xhulian Rudho, futbollisti shqiptar që ka luajtur për ekipet e Ankonës dhe Chievos si dhe për ekipin e Partizanit dhe të Tiranës (me të cilën vazhdon të aktivizohet) në Shqipëri është arrestuar së bashku me moshatarin e tij Mimet Zeqiri. Dy të rinjtë shqiptarë e kishin fshehur sasinë e madhe të drogës nën tokë në parkun Ugo Bassi.
Sipas karabinierëve ata shkonin rregullisht aty, merrnin doza të vogla dhe më pas nisnin shpërndarjen e lëndës narkotike. Për ta dërguar në destinacionet e kërkuara ata përdorin mjetet publike të transportit dhe pikërisht në një prej tyre u ndaluan.
Karabinierët po i mbanin prej kohësh nën vëzhgim, pasi kishin informacion mbi aktivitetin e paligjshëm të dy shqiptarëve. Dy policë të veshur civilë i kanë ndjekur dy të rinjtë në autobuz dhe sapo kanë zbritur i kanë prangosur.





