ROMË – Janë shqiptarë dy të arratisurit nga burgu i Parmës: një 29 vjeç, i dënuar për vjedhje dhe vepra të tjera, deri në 2022, tjetri, 35 vjeç, dënuar me burg të përjetshëm për vrasje, bën të ditur TM News.
I kanë mbathur në agim në orën 6.30, ndërsa agjentët e policisë e kanë kuptuar gjatë apelit të kontrollit të mëngjesit. Të dy – shpjegon kuestura e Parmës – ia kanë mbathur në mënyrën më klasike: kanë prerë hekurat e qelisë dhe pastaj janë varur me litarë.
Janë duke vijuar kërkimet në të gjithë territorin e Italisë nga të gjitha forcat e policisë. Lajmi u vu në dukje edhe nga sekretari i Shtetit Giovanni Battista Durante. "Sigurisht, vëmendja e ulët kohët e fundit mbi sigurinë në burgje sjell edhe episode të kësaj natyre”, ka thënë ai.
Sindikata autonome e policisë vëren reduktimin e vazhdueshëm të personelit policor: për momentin mungojnë 7500 policë në nivel kombëtar, 650 vetëm në Emilia Romagna, dhe vitet e ardshme do kemi edhe 2000 më pak për shkak të shkurtimeve publike që i bëjnë burgjet gjithmonë e më pak të sigurta”.





