Treguesit e ushqyerjes së fëmijëve janë rritur me 10%. Kështu ka konstatuar Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, ndërsa ka përshëndetur Kongresin e Gjashtë Ndërkombëtar të Perinatalogjisë, gjatë të cilit do diskutohet për të rejat mbi gjenetikën prenatale dhe infertilitetin.
“Shqipëria promovon ushqimin me gji të foshnjave” theksoi Tavo,ndërsa tha se është punuar shumë për “Reduktimin e kequshqyerjes tek fëmijët shqiptarë”.
Ministri i Shëndetësisë tha se është investuar në përmirësimin e kushteve të materniteteve në rrethe, ndërsa shtoi se do vazhdohet me këtë ritëm. Po kështu Tavo tha se vazhdimisht janë kryer “Trajnime në stafet e materniteteve”.
Tavo ndër të tjera ka përmendur edhe strategjinë ndërkombëtare të kontraceptivëve, që pati si synim rritjen e konsumit me 30% nga 2008.





