TIRANE – Ministria e Punëve të Jashtme dënoi sot nëpërmjet një deklarate për shtyp shpërthimin ndaj ambasadës amerikane në Ankara ku humbën jetën 2 persona. Duke vlerësuar terrorist aktin e ndodhur në ambasadën e amerikane, prej të cilit humbën jetën një punonjës i ambasadës dhe një qytetar, MPJ shprehu solidaritetin e saj në këtë moment të vështirë.
“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e saj qeverive të Turqisë e SHBA-së dhe familjeve të viktimave në këtë moment të vështirë. Gjithashtu MPJ siguron edhe një herë angazhimin e saj në luftën kundër terrorizmit, si një sfidë e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë”,- theksohet në deklaratë.





