SARANDE– Një fëmijë 2 vjeç është plagosur nga një tullë, e cila ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në ndërtim. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. 

Sipas policisë, në momentin e ngjarjes fëmija ishte në karrocë dhe shoqërohej nga nëna dhe gjyshi i tij. Ai është dërguar menjëherë në spitalin rajonal në gjendje të rëndë dhe më pas është nisur drejt Janinës për ndihmë më të specializuar. 

Ngjarja ka qenë aksidentale, pasi tulla i ka rrëshqitur nga duart një punëtori që punonte në katin e gjashtë të pallatit. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat punëtorin nga Elbasani, Anduel Pepa. 

Nuk dihet ende nëse firma e ndërtimit kishte vendosur në objektin në ndërtim tabelat që sinjalizojnë rrezikun.