TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj gjatë analizës vjetore të policisë, ka deklaruar se thellimi i masave kundër krimit të organizuar është një nga prioritetet e institucionit që ai drejton. 

Për sa i përket aseteve të krimit, Burgaj tha se “Policia ka cuar në prokurori 87 materiale”. "Kemi çuar për ndjekje penale 49 zyrtarë për korrupsion", shtoi ai. 

Sipas tij, gjatë këtij viti krimi brenda familjes ka pësuar ulje, krahasuar me një vit më parë. “Me pak vrasje brenda familjes, gjate këtij viti. Janë regjistruar 29 të tilla”, tha ai. 

Burgaj shtoi më tej se” Janë kapur 2052 persona të kërkuar gjatë 2012”, duke rritur numrin e procedimeve penale. 

Sipas tij, nga 223 raste të vjedhjes me dhunë, janë zbuluar 50% e tyre, ndërsa shtoi se janë goditur edhe 59 grupe kriminale.