Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot pretencën për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke kërkuar 2 vite burg dhe përjashtimin me 5 vite  nga funksionet publike.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë dhe në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill, ku avokati i ish-kryeprokurorit do të paraqesë mbrojtjen e tij.