ARMENI– Një kandidat, në zgjedhjet presidenciale në Armeni, është qëlluar dhe plagosur në kryeqytetin Yerevan, në atë që zyrtarët besojnë se ishte një përpjekje për ta vrarë.
Zyrtarët thanë se Paruir Airikian, 63 vjeç, u dërgua në spital me një plagosje me armë në shpinë. Sipas raportimeve, ai ndodhet në kushte të qëndrueshme.
Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në kërkim të agresorit.
Airikian, një disident i njohur nga periudha e ish-Bashkimit Sovietik, është një prej 8 personave, që kontestojnë zgjedhjet e 18 shkurtit.
Ai ka kaluar vitet e tij në kampet e burgimit të sovietikëve dhe në mërgim, pasi ishte anëtar i një organizate politike klandestine, ashtu sikurse dhe për shkrimet e tij kundër themelimit të BS-së.
Airikian shihet si një nga personat “e jashtëm” në zgjedhje, ndërkohë që udhëheqësi aktual, Serge Sarkisian, pritet gjerësisht të fitojë.
Në 2008, zgjedhjet presidenciale çuan në përleshje mes policisë dhe protestuesve, që lanë 10 persona të vdekur, pasi Sarkisian u shpall fitues i tyre.
Ekonomia e Armenisë u godit keqazi nga kriza financiare globale e viteve 2008-09. Ajo mbetet ende nën ndikimin e bllokadës tregtare të vendosur nga fqinjët, Turqia dhe Azerbajxhani, që pas luftës së viteve ’90 me këta të fundit për territorin e Nagorno-Karabakh.