DURRES– Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije rreth orës 12.30 gjatë kontrollit në vijën e dytë të bagazheve të autobuzit  të linjës “Top lines” Tiranë – Athinë kanë konstatuar se në bagazhin e autobuzit ndodhej një valixhe rrobash me kundra biletë. Gjatë kontrollit në brendësi të valixhes, në xhepin e një palë pantallonave xhins ndodhej një armë zjarri pistoletë tip Zastava dhe një krehër me 7 copë fishke.

Policia Kufitare ka bërë  bllokimin e poseduesit të armës së zjarrit dhe ka njoftuar grupin hetimor i cili ka mbritur menjëherë në vendngjarje së bashkë me Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Ervin Hunci, i datëlindjes 1991, lindur dhe banues në Durrës.

Shtetasi i lartpërmendur armën e zjarrit do ta trafikonte për në Athinë.  Në  cilësinë e provës materiale është sekuestruar  arma dhe fishekët. Materialet në ngarkim të shtetasit Ervin Hunci   do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme