KORÇE– Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, të akuzuar për pengmarrje.
Sipas të dhënave të para mësohet se në polici kanë përfunduar shtetasit Lulzim Jazerxhiu dhe Ermal Gora të cilët akuzohen për heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit.
Ata kanë detyruar të hipë në automjetin e tyre me targa AA 166 FG shtetasin Izet Sulejmani dhe e kanë detyruar të niset drejt Tiranës.
Për fat, policia është sinjalizuar në kohë dhe e ka parandaluar pengmarrjen, duke liruar Sulejmanin dhe duke shoqëruar autorët.
Nuk ka ende të dhëna rreth shkakut të pengmarrjes, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





