Nëna 35 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, i ka dhënë alkool vajzës së saj që kur ajo ishte 3 vjeçe, në mënyrë që kur ajo të rritej të bëhej të shoqëruesja e saj në pije. (duket si ajo ka punuar me të bijën)

Në një mbrëmje parti, nëna e saj ka pranuar se i ka dhënë alkool vajzën së saj që në moshën tre vjeçare në mënyrë që ajo do të jetë në gjendje të "përballojë pijen" kur të bëhet adoleshente.

Mjekët kanë dënuar 35-vjeçaren Shannon Burrows pas rrëfimit të saj befasues që ajo i dha vajzës së saj Jamie Lee, tani 20 vjeçe, të provonte shijen e alkolit për herë të parë që kur ajo ishte ende një fëmijë.

E reja pinte çdo fundjavë kanaçe me birra dhe në ditëlindjen e saj të 15-të kishte pirë një shishe vodka duke e ndarë me miqtëe saj.

Që nga ajo kohë kur ajo mbushi moshën ligjore 18 vjeç, ligji për të pirë pije alkolike, ajo së bashku me të ëmën ishte në gjendje të mundte të gjithë qytetin në ndeshjen e saj amtare për pije deri në orën 04:00 të mëngjesit.

Nëna Shannon tha: "Ne na pëlqen të pijmë e  të dehemi së bashku, nëse ajo humbet kontrollin, unë shkoj pas saj dhe anasjelltas.

"Ne jemi si shoqe të mira. Ne argëtohemi së bashku”

Por Dr Sara Jarvis paralajmëron fëmijët se nuk duhet të pijnë alkool dhe të dehen që në moshë të vogël, Jamie Lee mund të ketë dëmtuar shëndetin. Ajo paralajmëroi se pirja e alkoolit mund të ketë dëmtuar zhvillimin e kujtesës afatgjatë të trurit dhe mëlçisë të vajzës së saj. Sipas mjekut, ajo mund të ketë zhvilluar varësinë psikologjike të alkoolit.

Shannon, nga Doncaster, paguan për të pirë dhe për tu bërë tapë me paratë e burrit të saj kopshtar. Burri John kujdeset për fëmijët e tyre të tjerë – dy djem të moshës 12 vjeç dhe një vajzë 9- vjeçe, ndërsa ajo shkon të pijë me të bijën Jamie Lee çdo fundjavë.

Shannon tha se edhe pse ajo e di se disa njerëz do të kritikojnë qëndrimin e saj ndaj alkoolit, ajo thotë se aftësitë e saj prindërore kurrë nuk kanë qenë kritikuar nga shokët dhe se ajo e di se çfarë është e mirë për fëmijët e saj.

Shannon ka filluar të pijë që në moshën 14-vjeçare dhe ka qenë aq shpesh e dehur sa në shumë raste është rrëzuar në rrugë. Në disa raste ajo është shoqëruar në shtëpi edhe nga policia.

Nëna e vajzës tha se ajo nuk ka pse të shqetësohet për shëndetin e vajzës së saj, sepse adoleshentët janë 'elastikë'.

Jamie Lee, thotë se i është mirënjohëse nënës së saj për formimin e rezistencës që ka fituar ndaj alkoolit.