KILI – Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar sot në Kili. Sipas institutit sizmiologjik të vendit të Amerikës Latine, tërmeti ka qenë me manjitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundja sizmike është regjistruar rreth 54 km në veri të qytetit Vallenar. Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka rrezik cunami. Deri tani nuk ka raportime për të vdekur apo dëme të shumta materiale, megjithëse ka shumë telefonata që raportojnë për xhama të thyer, mure të krisur dhe shkëputje të linjave të telefonisë fikse, sidomos në veri të Kilit.