ELBASAN– Autori i krimit të dyfishtë në Elbasan 3 orë para vrasjes së djalit dhe nuses së tij italiane ka denoncuar në komisariatin e policisë së Elbanasit dhunën që çifti i të rinjve ushtronte mbi të prej mëse 1 viti. Siç raporton Shqiptarja.com çifti I ri jetonte bashkë me prindërit e djalit në një shtëpi, por kontradiktat e vazhdueshme duket se e kanë bërë bashkëjetesën të padurueshme, e për pasojë përfundimi qe tragjik.
Mësohet se nëna e djalit ka qenë në banesë në momentin kur 65 vjeçari Engjël LLucaj ka shkrehur automatikun ndaj të birit dhe nuses së tij. Ajo ka pësuar parainfarkt dhe ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit. Ndërkohë autori i krimit është ndaluar nga policia.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 20.00 në rrugën e re të trenit në Elbasan. Krimi brenda familjes tronditi qytetin, pasi viktima mbetën dy të rinj, të vrarë nga dora e babait të djalit.
65 vjeçari, Engjël Llucaj ka qëlluar me automatik duke i lënë të vdekur djalin e tij Sokolin, 27 vjeç dhe nusen e djalit, një shtetase italiane, Xhulia Poltafieri, 24 vjeç.





