RUSI– Shkencëtarët rusë arritën në përfundimin se perimet e rritura në bordin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar janë të parrezikshme për shëndetin e astronautëve. Për disa vite me radhë ekspertët realizuan një eksperiment mbi studimin e vetive të bimëve "orbitale", duke përfshirë edhe lakrën japoneze të sallatës të llojit "Mizuna".
Mostrat e perimes së rritur u sollën në Tokë. Gjatë studimit të tyre u bë e qartë se në të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe ato mikrobiologjike, perimet janë plotësisht të sigurta. Rezultatet e eksperimentit do të përdoren për krijimin e anijes kozmike serë për fluturimet e pilotuara afatgjata.





